AKTUALITET, 4 Maj 2022, 12:30

Kamera e fshehtë/ Nuk ndalen pedofilët në Shqipëri, rasti i fundit në Lezhë (video)

Kamera e fshehtë/ Nuk ndalen pedofilët në Shqipëri, rasti i

Pedofilia është një fenomen që është bërë gangrenë në shoqërinë shqiptare, ku meshkuj në moshë ngacmojnë seksualisht vajzat minorene, ku jo në pak raste edhe abuzojnë seksualisht me to.

Ashtu si një javë më parë edhe këtë të martë “Piranjat” nën drejtimin e Florian Binajt dhe Arilena Arës, kanë denoncuar një tjetër rast pedofilie.

Këtë herë pedofili është Kristiani nga Lezha, i cili edhe ky ra në kurthin e “Kejsit” të Piranjave.

Njësoj si dhe në rastin e parë edhe këtë herë ka shërbyer profili fals me emrin “Kejsi” që pedofili i radhës të bjerë në grackë.

Në video gjatë bisedës mes agjentes së “Piranjave” dhe pedofilit dëgjohet teksa ky i fundit jo vetëm i jep leksione mbi seksin, por i bënë dhe një fizionomi të plotë trupit të vajzës së “mitur” që ka përballë.