TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditët e fundit mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ishulli i Sazanit i është shitur Ivanka Trump dhe Jared Kushner.
Në fakt, bëhet fjalë për ndërtimin e një resorti luksoz në një pjesë të ishullit, ku do të jetë partnere edhe qeveria shqiptare, e cila do të investojë shuma të konsiderueshme për të mundësuar infrastrukturën e shtrenjtë që nevojitet, pasi ishulli nuk ka as ujë të pijshëm.
I pyetur për këtë çështje, kreu i opozitës Sali Berisha, deklaroi se nuk është në dijeni që ishulli të jetë shitur, por deklaroi se ligji shqiptar lejon dhënin me 1 euro.
Opozita nuk e ka kundërshtuar projektin e Kushner në Sazan. Dhëndri i Donald Trump ka marrë statusin e investitorit strategjik. Sigurisht, Berisha është në dijeni të këtyre fakteve, por opozita ka vendosur të mos e kundështojë këtë projekt, pasi bëhet fjalë për familjen e Donald Trump, ndaj kreu i opozitës shfaqet i habitur për "shitjen" e ishullit, një nga rastet e rralla kur Sali Berisha ka vendosur të mos ketë dijeni!
Edhe eksponentë të tjerë të opozitës, sa herë pyeten për këtë çështje, deklarojnë se "PD nuk është kundër biznesit".
"Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje.
Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatë skriminale, Edi Rama personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë", deklaroi Berisha në konferencë.