AKTUALITET, 13 Qershor 2024, 10:26

VIDEO/ Meta thirret në SPAK: Po shkoj te Dum Dumani

VIDEO/ Meta thirret në SPAK: Po shkoj te Dum Dumani

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. 

Ilir Meta ka mbërritur i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00. Ai u shpreh se po shkonte të takohej me kreun e Prokurorisë së Posaçme, por pa treguar çështjen për të cilën është thirrur për t’u marrë në pyetje.

“Po iki të takoj Dum Dumanin, A e njihni Dum Dumanin kush është? Është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal. Është kokë e këmbë bashkë me Ramën. Dum Dumani është ai që nuk guxon të përmendë emrin e Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës. Po iki tek Dum Dumani”, tha Meta.