AKTUALITET, 25 Mars 2025, 10:38

'Ia ke gjetur telat këtij populli, bukë misri, gallatë.."/ Rama: Berisha la prapa gropa, plagë e zhgënjim, nuk iki pa ju dhënë pasaportën e BE

'Ia ke gjetur telat këtij populli, bukë misri,

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komentuesve në rubrikën 'sy m'sy' tha se Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë një nga objektivat e realizueshme të PS-së në pushtet, ndryshe nga Berisha që sa herë mori pushtetin pas la gropa, plagë e zhgënjim.

Ia ke gjetur telat këtij populli kryeministër, bukë misri, gallatë, ndonjë copë djath bardh në fund të vitit?

"Sa herë bufi i kënetës dhe këneta kanë marrë diçka kanë lënë prapa gropa, plagë e zhgënjim, qoftë në pushtetin qëndror dhe qoftë atë vendor. Sa herë që PS ka marrë diçka në dorë, e ka lënë më mirë seç ka qenë.

Ndërkohë këtë herë nuk kemi ndërmend për ta lënë, se do të vazhdojmë e unë personalisht do të vazhdoj deri kur të jap dhe pasaportën e BE-së.

E atëherë më pas me pasaportën europiane do më kujtosh. Nuk do jemi në komunikim bashkë por do më kujtosh"