AKTUALITET, 25 Mars 2025, 10:19

E rëndë në Durrës/ 62-vjeçarja bie nga kati i dytë, transportohet me urgjencë në spital

E rëndë në Durrës/ 62-vjeçarja bie nga kati i

Pasditen e kësaj të hëne një grua 62-vjeçare ka rënë nga kati i dytë i një banese në lagjen 14 të Durrësit, pranë hyrjes nr. 4 të Portit.

Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa e lënduara u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e rënies. Paraprakisht dyshohet se gruaja ka pësuar dëmtime si pasojë e rrëzimit, por hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në ngjarjen.