TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Sheqeri.
Në automjetin e autorëve u gjetën katër armë, tre prej të cilave kallashnikovë dhe njëra pistoletë.
Ndërkohë që automjeti që ishte shënjestër e autorëve dhe me të cilën lëviznin Dani dhe Sheqeri, u mor nga ekspertët ku do t’i kryhet ekspertiza ligjore.
Aksi ku ndodhi atentati është ende i bllokuar, edhe pse nga koha e ngjarjes kanë kaluar tashmë më shumë se gjashtë orë.