TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbulohen detaje të tjera nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP-së.
Nga hetimet paraprake është zbuluar se autorët e kanë pritur para aeroportit dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën.
Aty nga makina autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti “Benz” eci për disa metra dhe ndaloi nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Më pas, kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës.
Shaljari ka një plagë plumbi në kokë dhe gjendja e tij është kritike, teksa mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë. Po hetohet gjithashtu nëse autorët kanë pasur informacione të detajuara për itinerarin e shënjestrave dhe kush ua ka ‘servirur’ ato.