AKTUALITET, 23 Dhjetor 2022, 12:54

Aksioni te rruga ‘Margarita Tutulani’/ Tedi Blushi pranë banorëve: Nuk sjellin as ambulancën, duan të shembin pallatin me të moshuarin e sëmurë brenda

Aksioni te rruga ‘Margarita Tutulani’/ Tedi Blushi pranë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte këtë të premte në mbështetje të banorëve që banojnë tek pallati i cili pritet të shembet tek rruga ‘Margarita Tutulani’, në Tiranë. 

Blushi ka akuzuar qeverinë se po i nxjerr jashtë shtëpive të tyre banorët në prag të festave të fundvitit, kur ndërkohë duhet t’u çonte ndihmë ekonomike.

Blushi tha ndër të tjera për mediat se qytetaret duhet të ndërgjegjësohen për të ndëshkuar qeverinë më 14 maj, pasi kjo situatë, mund të ndodhë me çdo banesë të çdo qytetari në Tiranë.

“Pas këtij vendimi dhe vendimeve të tjera te bregu i Lumit, te Astiri, fshihen oligarkë që duan të marrin pronat e qytetareve duke mos kursyer as festat e fundvitit.

Janë nxjerrë me duar në xhepa, as ambulancën se sjellin ta vizitojë të sëmurin. As anë njerëzore nuk ka asnjë këtu. Mësova nga familjarët që është me sëmundje shumë të rëndë.

Një regjim fashist hajdut i poshtër se nuk bëhet kjo në prag të festave me këta banorë.
Shteti duhet të vinte sot tu jepte ndihmë ekonomike këtyre njerëzve jo ti nxirrte nga shtëpia.

Ne jemi pranë banorëve, është një çmenduri e madhe, të gjithë një ditë do të japin llogari par ligjit.

Kjo që po ndodh mund të ndodhe në çdo lagje e në banesën e çdo banori te Tiranë.

Urdhërues i këtyre akteve fashiste është Rama e Veliaj, 14 maji është afër, koha për të ndëshkuar këtë bandë.

Nuk e di a janë punonjës policie të gjithë këta se shoh disa pa numër patrikullimi, kemi parë dhe kriminelë veshur me uniformë policie kanë bërë vrasje ne qytetet e vendit.

E papranueshme që gjithë këta njerëz nuk lejojnë as të moshuarin të vizitohet në spital, këta duan të shembin pallatin me të moshuarin brenda, të gjithë qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për ti ndëshkuar këta banditë”, ishte prononcimi i Blushit.