TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet italiane disa ditë më parë çmontuan dy grupe kriminale në Itali, të cilët ishin përfshirë në trafikun e drogës. Hetimet e dy grupeve çuan në arrestimin e 45 personave, ku mes tyre ishin edhe tre shqiptarë. Ky grup dyshohet se trafikoi rreth 2 mijë kilogramë kokainë, 1.500 kilogramë hashash dhe 700 kilogramë marijuanë.
Gjithashtu mediat vendase bëjnë me dije se në listën e gjatë të të arrestuarve në grupin e parë ishte edhe Shkëlzen Guzina (datëlindja 1990) dhe Gjon Prela (1985). Ndërsa në grupin e dytë mes atyre që përfunduan në pranga ishte edhe Skerdi Bocoi (datëlindja 1976).
Grupi i parë kriminal, i cili vepronte kryesisht në provincën e Breshias, dyshohet se importonte drogë direkt nga vendet prodhuese, konkretisht kokainë nga Kolumbia, falë ndërmjetësimit të një gruaje që besohej se ishte e lidhur me individë nga karteli i njohur si “Klani i Gjirit”, si dhe hashash nga Maroku, që përbënte grupin e dytë kriminal, kalonte tranzit nëpër Spanjë.