TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, njëherësh drejtuese e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, zhvilloi sot një takim në një fasoneri në Patos.
Kompania e tij sipas ministres ka 140 punonjës dhe bashkëpunon me firma të njohura europiane për prodhimin e këpucëve, duke krijuar mundësi të shumta për zhvillim dhe punësim në rajon.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balluku thekson rëndësinë e kësaj sipërmarrje dhe angazhimin e Zihni Musajt për të zhvilluar ekonominë lokale.
“Me njerëzit e punës Zihni Musaj prej vitesh ka ngritur dhe drejton me sukses kompaninë “Musaj-Z”, një sipërmarrje fasonerie, me 140 punonjës, nga Patosi dhe zona përreth. Tani është koha të dorëzojë stafetën në duar të sigurta, ndaj ka nisur prej kohësh me kujdes dhe këmbëngulje të angazhojë djemtë e tij për t’i lidhur sa më shumë me punën dhe kompaninë, që sot bashkëpunon me firma të njohura europiane për prodhimin e këpucëve. Me ide të qarta për t’u zgjeruar më tej, duke rritur edhe numrin e punonjësve”, shkruan Balluku.