AKTUALITET, 1 Dhjetor 2022, 21:42

"Berisha po mbetet vetëm me militantët"/ Evi Kokalari: Nuk mbajti premtimin kryesor të Foltores!

"Berisha po mbetet vetëm me militantët"/ Evi Kokalari: Nuk

Evi Kokalari, aktiviste republikane, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku foli për premtimet e Sali Berishës në Foltore. Ajo deklaroi se Berisha nuk ka mbajtur premtimin thelbësor, që është mbrojtja e votës. 

kokalari tha se për këtë arsye Berisha po humbet elektorat dhe po mbetet vetëm me militantë. 

Ylli Rakipi: Ju keni mbështetur shumë Foltoret dhe ndihmuat Berishën në momente të vështira. Tani që Berisha mori PD-në, mendoni se bëri ato që premtoi në Foltore ? 

Evi Kokalari: Jo. Nuk ka mbrojtur votën. Nëse nuk mbron votën nuk ka primare. Nëse nuk ke kontroll mbi personat që kanë kontroll mbi mbrojtjen e votës, nuk ka primare. Berisha po humbet dhe po mbeten vetëm militantët. Kanë mbetur militantë që mund të blihen kollaj nga Edi Rama. Vetëm ai mund ta marrë këtë vendim dhe ta bëjë. I ka lënë dorë të lirë shumë njerëzve atyre, që nuk duhet të kishte bërë.