AKTUALITET, 24 Shtator 2022, 20:42

Këlliçi: SPAK të hetojë shoferin e zyrtarit të Bashkisë Tiranë që u kap me kokainë

Këlliçi: SPAK të hetojë shoferin e zyrtarit të

Deputeti, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me arrestimin për kokainë të shoferit të një drejtuesi të një institucioni në varësi të bashkisë Tiranë.

Sipas tij, SPAK duhet të hetojë kreun e bashkisë Tiranë.

“Narkotrafik bashkiak! Makina e Bashkisë Tiranë transporton kokainë dhe armë! Stema e Bashkisë Tiranë në makinë është garancia e narkotrafikut. Staf i përzgjedhur nga kryebashkiaku Veliaj. Të gjithë në sitën e tij. A ka SPAK të hetojë Erion Veliajn dhe drejtorin Mariglen Qato, apo bashkisë i lejohet transporti i mallit?”

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Klaudio Malaj dhe ka caktuar masën e arrestit me burg për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Burimet jo zyrtare bëjnë më dije se Malaj është shofer i një insitucioni të rëndësishëm pranë bashkisë së Tiranës, ku i arrestuari ka qenë i emëruar edhe tek ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime.

Ndalimi i tij ndodhi më datën 18 shtator rreth mesantës gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e Repartit “Shqiponja” në rrugën “Kokonozi” në Tiranë.

Sipas burimeve të sigurta në makinën e Malajt janë gjetur 35 doza kokianë që ishin gati për shitje.

Këto doza janë gjetur në një kuti syzesh dhe një kuti cigaresh. Përveç dozave të kokainës Malajt i janë gjetur 3 armë zjarri pistolete dhe municion luftarak ne banesë.

Po ashtu Prokuroria ka ushtruar kontroll në banesën e Klaudio Malajt ku gjatë kontrollit, në salon në një dollap u gjet një çantë e zezë sportive brenda së cilës u gjet kokainë, një peshore elektronike.

Në dhomën e gjumit të Malajt, në komodinën ngjitur me krevatin, u gjetën në një kuti metalike ku brenda saj ndodhej një armë zjarri pistoletë pa karikator të vendosur dhe pa fishek në fole, nje armë zjarri pistoletë model “Zastava” me mulli, pa fishek në fole, një armë zjarri me pistoletë e vogël me ngjyrë gri.

Policia i ka gjetur kokainën dhe armët pa leje dhe gjatë ndalimit të tij ai është mundur t’i shmaget kontrollit duke treguar këtë steme të bashkisë së Tiranës, ku ka treguar se punon pranë këtij institucioni.