AKTUALITET, 22 Mars 2023, 09:21

Dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 45-vjeçarja në Mamurras

Dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën

45-vjeçarja me iniciale O. Gj., ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Uniformat blu bëjnë me dije se 45-vjeçarja është dërguar pa shenje jete në spitalin e Durrësit. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.