AKTUALITET, 4 Dhjetor 2022, 19:51

Dalin rezultatet e primareve për disa Bashki, ja kush janë fituesit

Dalin rezultatet e primareve për disa Bashki, ja kush janë fituesit

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave për Primaret e Partisë Demokratike në disa degë të vendit.

DURRËS

Igli Cara është zyrtarisht kandidati i PD për zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Durrësit. Pas numërimit të votave, Igli Cara ka marrë 1398 vota, kundrejt 299 votave që ka marrë kandidati tjetër Armand Dervishi.

VLORË

Hysni Sharra është shpallur fitues në Primaret e PD për bashkinë e Vlorës. Sharra ka dale fitues duke marre 549 vota. Ndërsa kandidatët e tjera Nada Daullja ka marre 250 vota dhe Alta Haluci 231 vota.

BERAT

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave për Primaret e PD në Berat. Mësohet se fitues është shpallur kandidati Zija Ismaili me 527 vota. Sazan Guri ka marrë 32 vota ndërsa kandidatja Klejdi Spahiu ka marrë 80 vota.

QARKU I GJIROKASTRËS

Në Gjirokastër fitues doli Dorian Lani, në Libohove: Adil Xhelili; në Përmet: Edmond Komnino; në Tepelene: Baftjar Imeri; në Memaliaj: Albert Malaj dhe Këlcyrë: Arjan Kasaj.

POGRADEC

Me dy vota më shumë se Oligert Muçllari, Primaret në Pogradec i ka fituar Zini Tollozhina. Tollozhina një emër shumë i njohur për selinë blu të qytetit liqenor. Zini Tollozhina ka fituar 291 vota ndaj 289 vota të Oligert Muçllarit çka tregon se gara ka qënë e hapur deri në votat e fundit.

LEZHË

Në përfundim të votimeve dhe numërimit total të votave ka dhënë këtë rezultat: fituesi Pashk Gjoni 1026 vota ose 52%; Salvador Kaçaj 660 vota ose 33.5%; Maks Kola 203 vota ose 10.3% dhe Ergin Mataj 86 vota ose 4.3%.

KAMËZ

Arjan Hoxha do të jetë kandidati i PD për bashkinë e Kamzës, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në përfundim të procesit të numërimit për primaret, Hoxha ka arritur të marrë 2095 vota. Ish-deputeti Asllan Dogjani ka marrë 1049 vota. Ndërsa Shemci Prençi 207 vota. 41 vota kanë rezultuar të pavfleshme. Në total, në primaret e PD për bashkinë e Kamzës kanë marrë pjesë 3392 votues.

VAU I DEJËS

Zef Hila është kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Vaun e Dejës. Deputeti Zef Hila ka marrë një shumicë prej 743 votash. Kandidati i dytë Kolë Shaba ka marrë vetëm 117 vota. Duke qenë se fitoi Primaret, Hila pritet që të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të vazhdojë garën për Bashkinë e Vaut të Dejës.

MEMALIAJ

U mbyll procesi i Primareve edhe në Memaliaj. Fitues është shpallur Albert Malaj, kandidati i Partisë së Lirisë. Në votimet e sotme, ai ka marrë 300 vota, përkundrejt 20 që kishte kundërshtari i tij, Bukurosh Ajdini. Ndërkohë që nga votimi dolën edhe 4 vota të pavlefshme.

VORË

Indrit Hoxha është shpallur fitues në Primaret e PD për bashkinë e Vorës, duke u bërë kështu kandidati që do të garojë më 14 maj përball socialistëve. Hoxha mori 82% të votave, ndërsa shprehu vullnetin e tij për të punuar me përkushtim për një fushatë model.

KONISPOL

Sipas raportimeve në Konispol ka fituar Fatmir Shero me 137 vota përballë Aleksandër Lokoshit që mori 41 vota.

DELVINË

Votat janë numëruar edhe në Bashkinë Delvinë. Mësohet se Ilir Mehmeti është shpallur fitues pasi mori 185 vota ose 54 për qind. Hasan Alizoti mori 83 vota ose 24 për qind ndërsa Bati Cucuri mori 76 vota ose 22 për qind.

DEVOLL

Elvis Hajdërlli fiton me diferencë të madhe votash primaret në Partinë Demokratike të Devollit. Pas numërimit të votave Elvis Hajdërlli ka marrë 1184 vota ndërkohë që Vojsava Bregu 156 vota dhe Xhensila Kapo 18 vota.

SHKODËR

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka mbyllur procesin e numërimit. Bardh Spahia, ishte kandidati i vetëm në garë në Primare ka marrë 1386 vota pro, 6 kundër dhe 4 të pavlefshme. Kështu ai do të jetë kandidat i PD-së, kundër atij të PS-së në zgjedhjet e ardhme vendore më 14 maj 2023.

ELBASAN

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të “Primareve” të PD-së për Bashkinë e Elbasanit. Kanë marrë pjesë 2183 votues, nga këto 2168 vota pro Luçiano Boçit (kandidat i vetëm në garë), 7 kundra dhe 3 të pavlefshme. 

SKRAPAR

Edhe në Skrapar është mbyllur procesi i numërimit. Eugen Mustafallari, ishte kandidati i vetëm në garë. Gjithsej kanë votuar 156 nga 228 demokratë.

DIVJAKË

Votat janë numëruar edhe në Divjakë. Sipas raportimeve, Aurel Malko fiton Primaret në Divjakë me 869 vota.

KUÇOVË

Fiton primaret kandidati Lefter Maliqi, i cili mori 337 vota. Të pavlefshme: 10 vota. Votues gjithsej: 347.

DIMAL

Fiton primaret kandidati Gentjan Meçe me 187 vota, ndërsa rivali i tij Thoma Rumniçi: 86 vota. Të pavlefshme 3 vota. Votues gjithsej 276.

SELENICË

Fiton primaret kandidati Leonard Rakipaj me 270 vota. I dyti doli Jani Dapaj: 70 vota, i ndjekur nga Dhurata Meçorapaj: 10 vota.

ROSKOVEC

Fiton primaret kandidati Nerdit Hazizaj (204 vota), i ndjekur nga Nazar Plaka me 102 vota dhe Dhurata Malko: 50 vota.

PATOS

Fiton primaret kandidatja Sofie Alushaj me 256 vota, Kandidatët e tjerë morën Ardian Rama - 56 vota dhe Gazmend Halimi, 28 vota. Votues gjithsej 340.

MALLAKASTËR

Fiton primaret kandidati Resmi Shanaj me 264 vota ndaj Neim Begaj  - 69 vota. Votues gjithsej, 333.

KURBIN

Pas numërimit të votave në Kurbin, fitues i garës është shpallur kandidati Behar Haxhiu me 1358 vota nga 1800 votues që kanë marrë pjesë në votime.

MIRDITË

Nga ana tjetër në Mirditë, kandidatët Albert Mylyshi dhe Aleksandër Lala, kanë dalë në balotazh, duke ndarë nga 817 votues.Pritet një raund i dytë votimesh në Mirditë, për të përcaktuar fituesin.

BELSH

Sipas rezultateve, në Belsh është shpallur fitues Bedri Qypi me 535 vota pro dhe 12 kundër, ndërsa në qytetin e Cërrikut fitues është shpallur Servet Duzha me 260 vota, ndërsa kundërshtarja e tij Ankelita Çela me 107 vota.

LIBRAZHD

Ndërkohë në “Primaret” për Librazhdin, kandidati Shefki Çota ka marrë numrin më të lartë të votave, pra 309, i ndjekur nga kandidati Arjanit Leka (149). Mereme Zeneli 59 vota, Shaqir Kuka 55 vota, Ndricim Lila 45 vota dhe Agron Mekshi 23 vota. 2 vota te pavlefshme.

KLOS

Bedri Hoxha (758 vota) është zyrtarisht kandidati i PD për zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Klosit. Ai ndiqet nga Basir Çupa - 528 vota dhe Veri Kuka 6 vota. Votues gjithsej 1350.

MALIQ

Alfred Gega (920 vota) kandidati i PD për zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Maliqit. Kandidati tjetër, Alfred Berberi mori 315 vota. Votues gjithsej:1236.