TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zef Hila është kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Vaun e Dejës. Deputeti Zef Hila ka marrë një shumicë prej 743 votash. Kandidati i dytë Kolë Shaba ka marrë vetëm 117 vota. Duke qenë se fitoi Primaret, Hila pritet që të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të vazhdojë garën për Bashkinë e Vaut të Dejës.
U mbyll procesi i Primareve edhe në Memaliaj. Fitues është shpallur Albert Malaj, kandidati i Partisë së Lirisë. Në votimet e sotme, ai ka marrë 300 vota, përkundrejt 20 që kishte kundërshtari i tij, Bukurosh Ajdini. Ndërkohë që nga votimi dolën edhe 4 vota të pavlefshme. Në një komunikim për pjesëmarrjen, PD njoftoi se në total deri në orën 17:00 kanë marrë pjesë 51.797 votues
“Janë porositur të gjitha qendrat e votimit që të mbahen hapur nëse do të ketë akoma fluks votuesish dhe sipas sinjalizimeve ka ende disa qendra që po mbahen hapur përtej orarit për votuesit që të votojnë akoma dhe më pas do të nisë procesi i numërimit për të cilin do të njoftoheni në raport gjithashtu edhe me pjesëmarrjen përfundimtare, pasi të na vijnë të dhënat e fundit. Për Tiranën dhe dy-tri vende të tjera do të bëhet numërimi në selinë qendrore dhe do të jemi në lidhje. Pasi ky process të mbroj, i cili besoj se do të zgjasë deri në orët e vona” – thuhej në e deklaraten e PD-së për Primaret.
