AKTUALITET, 16 Nëntor 2023, 13:28

Berisha: Rama duhet të dënohet me 8-12 vite burg për ndryshimin e destinacionit të “Partizanit”

Berisha: Rama duhet të dënohet me 8-12 vite burg për ndryshimin e

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për mediat, tha ndër të tjera, se në bazë të fakteve që ai ka publikuar për Ramën, si autor i ndryshimit të vendndodhjes së terrenit të klubit “Partizani”, meriton të dënohet me 8 deri në 12 vite burg.

“Unë dje faktova para jush këtu me hartë, se ai është autori që ka ndryshuar në mënyrë të jashtë ligjshëm vendndodhjen e klubit partizani.

Me këtë fakt Rama dënohet me 8 deri në 12 burg. U provova shqiptarëve, që ky njeri me ndryshimin që i ka bërë destinacionit të terrenit sportiv në vitin 2006, kur ishte pronë e shtetit, kjo do të thotë që ata që e kishin synim atë pronë, e paguan apo jo nuk kemi për ta marrë vesh, por Rama dënohet” tha Berisha.

Berisha shton se Rama së fundmi po tenton të fshihet prapa ndryshimit për ligjin e sportit, por sipas tij ky ligj nuk e përcakton ndryshimin e destinacionit.

“Po dje, ai u përpoq të fshihet për pjesën tjetër, prapa ndryshimit për ligjin e sportit. Çfarë doli? Ligji i sportit, kurrë nuk përcaktonte ndryshimin e destinacionit. Sot, e njëjta gjë është thënë për ligjin e pronave, marrëzi.

Nuk ka avokat në botë që e mbron Edi Ramën. Ai është i pakallur në ato që ka bërë.

Sot këto shifra janë që të gjitha. Makineria e shtetit e asaj kohë funksiononte dhe unë shpreh mirënjohje për  punonjësit që në 6 vite, kanë arrit të rikthejnë gjithsej 1 miliard 577 milion e 400 mijë metër katror tokë, që është më shumë se 90%,” ka shtuar ish-kryeministri.