AKTUALITET, 16 Nëntor 2023, 12:04

Komisioni i Ekonomisë miraton online në parim projektbuxhetin 2024, nga opozita mori pjesë vetëm Spaho

Komisioni i Ekonomisë miraton online në parim projektbuxhetin 2024,

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2024, me 10 vota pro, dhe një votë kundër.

Vota kundër u dha nga deputeti i opozitës, Edmond Spahos, i cili ishte i vetmi nga radhët e opozitës që mori pjesë në komision.

Komsionet që janë parashikuar të mbahen në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohen online. Vendimi është marrë për shkak të kaosit të krijuar kohë e fundit nga deputetët e opozitës.