AKTUALITET, 24 Qershor 2022, 11:56

Berisha: Mirëpritet kontributi i Metës dhe i LSI në opozitarizmin kundër Ramës!

Berisha: Mirëpritet kontributi i Metës dhe i LSI në opozitarizmin

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur edhe njëherë i hapur për një bashkëpunim me Presidentin Ilir Meta pasi të lërë mandatin në krye të shtetit.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Meta dhe LSI-ja janë të mirëpritura për t’iu bashkuar opozitarizmit kundër Edi Ramës.

Pyetje: A ju dha fjalën Ilir Meta që do të bashkohet me ju?

Berisha: Disa herë jemi takuar në Baku me Presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do të bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.