AKTUALITET, 24 Qershor 2022, 11:02

Kontrolle masive në Shkodër, parcela me kanabis në Vilu dhe Obot

Kontrolle masive në Shkodër, parcela me kanabis në Vilu dhe Obot

Dy operacione antidrogë janë zhvilluar në Shkodër përmes të cilëve u evidentuan dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Në dy operacionet: në “Vilu” u shpall në kërkim shtetasi Rozart Pjetri, 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh Velipojë si dhe në operacioni policor “Obot” në vendin e quajtur “Zalli Bunës”, u shpall në kërkim Halil Zenelaj 55 vjeç, banues në fshatin Oblikë.

Kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, u bënë duke përdorur edhe dronët. Bimët e kultivuara u asgjësuan nga policia përmes djegies.