TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 47-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë”, njofton policia.