AKTUALITET, 23 Qershor 2022, 11:39

Sherr në Parlament/ Bardhi-Spiropalit: Madam 5 mln euro, në garë je ti me Xhaçkën… Ministrja: Ti je si hije e PD-së

Sherr në Parlament/ Bardhi-Spiropalit: Madam 5 mln euro, në garë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me ministren Elisa Spiropali.

Bardhi i ka sjellë në vëmendje Spiropalit akuzën për 5 milionë euro, teksa shton se ajo është në garë me ministren Xhaçka, zonja 5.5 milionë euro.

Mu drejtua në mënyrë të pahijshme, kam të drejtën e replikës. Të dëgjova më dëgjo, më the që më ke ndjekur në Televizion.

Më shpalle në garë me një prej kolegëve. Tek të dëgjoja, mu kujtua një fjalim që ke mbajtur ti kur kërkohej Komisioni Hetimor  për inceneratorët. Shpalle investitor strategjik KLodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan. I shpallët shenjtorë që do shpëtonin Shqipërinë nga plehrat.

Sot janë në kërkim dhe janë kriminel ordiner që kërkon nga drejtësia. Sa për garë ky Kuvend ka madam 5 milionë euro, sot ka madam 5.5 milionë euro. Sot në garë se ti dhe Xhaçka.

Në përgjigjen e saj, ministrja Spiropali thotë se përsa I përket deputetëve të opozitës, nuk kanë garë pasi ata janë të humbur.

“Nuk të përmendin më as në PD, je si hije”- Me garë pa garë, ju jeni të humbur, ka është puna juaj, se jeni në garë me njëri tjetrin i bën për të qeshur të gjithë se për të qarë i bëtë kur ishit në qeveri” – tha Spiropali.