AKTUALITET, 25 Shkurt 2022, 19:07

“Askush të mos besojë mashtrimet e Rusisë”/ Liderët e NATO-s: Do të dërgojmë më shumë trupa ushtarake në Europën Lindore

“Askush të mos besojë mashtrimet e Rusisë”/

Liderët e NATO-s njoftojnë se do të dorëgojnë më shumë trupa ushtarakë në Europën lindore pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

Në një deklaratë të përbashkët pas një mbledhje të zhvilluar, liderët e NATO-s thonë se askush nuk duhet të besojë mashtrimet e qeverisë së Rusisë.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut i bën thirrje Moskës që të tërheqë ushtrinë e saj nga Ukraina.

“Vendimi i Putinit për të sulmuar Ukrainën është një gabim strategjik. Rusia do të paguajë shtrenjtë pasojat ekonomike dhe politike” – thuhet në deklaratë.

Për dërgimin e trupave në Evropën Lindore, NATO thotë se do të bëjë të gjitha dislokimet e nevojshme për të siguruar parandalim dhe të sigurojnë mbrojtje në rajonin lindor.

“Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe jo përshkallëzuese”, shton ai.