AKTUALITET, 25 Shkurt 2022, 11:32

Sali Berisha takim me fermerët në Dibër: Rama ka braktisur bujqësinë!

Sali Berisha takim me fermerët në Dibër: Rama ka braktisur

Ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me kandidatin “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Dibrës Premtim Kryemadhi, këtë të premte ka zhvilluar takime me fermerët në këtë qytet.

Gjatë këtij takimi Berisha theksoi se bujqësia është një sektor i rëndësishëm, ndërsa shtoi se qeveria e ka braktisur këtë sektor.

“Qeveria e ka braktisur bujqësinë dhe ka vendosur monopole. Përse Shqipëria ka çmimin e naftës sa Suedia dhe Zvicra? Kjo sepse Rama me importuesit ndan fitimet.

Tani kanë nxjerrë edhe taksën e kontrolli. Rama sa erdhi në pushtet hoqi ndihmën ekonomike.

Çdo fshat duhet të kenë shërbime që gëzojnë edhe lagje të qytetit, ne do të arrijmë menjëherë në mesataren  e rajonin për mbështetjen direkt të fermerëve.

Edi Rama nuk jep tapitë…Ju e dini që ekziston projekti i Skavicën të cilën ne e kundërshtojmë.

Ne kundërshtojmë , jo se jemi kundër investimeve amerikane, por ajo është marrë me një tender të hapur ndërkombëtarë. Skavica nuk mund të pranohet sepse përmbyt shumë fusha , e fshatra të Peshkopisë.

Deputetët e Lul Bravës, nuk ngrihen kundër Skavicës në parlament, sepse nuk i lejon ai. Skavica s’mund të pranohet sepse përmbyt fshatra të Peshkopisë.