AKTUALITET, 25 Shkurt 2022, 17:19

Koronavirusi në Shqipëri/ Dy viktima dhe 173 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Dy viktima dhe 173 raste të reja

Në 24 orët e fundit në vendin tonë dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, përkundër një viktime të shënuar një ditë më parë.

Ndërkohë që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 173 qytetarë në 2443 testime, përkundër 191 të infektuarve një ditë më parë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim  66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa janë shëruar 408 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 173 qytetarë, në këto bashki:

75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Lezhë, Dibër, Roskovec, Divjakë, Himarë, Delvinë, Konispol, Memaliaj,
Janë 3159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç.
Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore          173
Të shëruar në 24 orë        408
Të shtruar në spitale          66
Humbje jete në 24 orë         2
Testime ditore                2443
Testime totale                1,738,929
Raste pozitive                 271,314
Raste të shëruara             264,695
Raste Aktive                        3159
Humbje jete                         3,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë               923
Fier                   492
Elbasan             360
Vlorë                262
Lezhë               245
Berat                224
Kukës               147
Durrës              143
Gjirokastër      137
Shkodër           128
Korçë               72
Dibër                 26.