AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 23:14

Arjan Curri pyet deputetin: Si erdhët ju në PD? Agalliu: Kam ardhur nga baza... Do të shkoj në Kuvendin e Bashës

Arjan Curri pyet deputetin: Si erdhët ju në PD? Agalliu: Kam ardhur
Arbi Agalliu dhe Arjan Curri

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për dy Kuvendet që do të mbahen në këtë parti. 

Agalliu tha se do të shkojë në Kuvendin e datës 18, të thirrur nga Basha dhe kryesia e PD. 

I pyetur nga Ylli Rakipi dhe Arjan Curri, se si ka ardhur ai në PD, deputeti deklaroi se vjen nga baza e partisë. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ju thoni që në Vlorë e shoqëruan Berishën drejtorë që nuk dalin dot në Vlorë…

Arbi Agalliu: Në atë sallë, veç demorkatëve të ndershëm dhe korrekt kanë qenë edhe ata demokratë, që kandiduan kundër PD-së, në logot personale, në partiçkat që u krijuan. Aty ka individë që në Vlorë nuk dalin dot dhe drejtues të lartë që merrnin 20-%-30%.

Arjan Curri: Je propozim i Bashës apo I bazës? Se po më shkruajnë drejtorët e korruptuar.

Arbi Agalliu: Në 2017, kam ardhur nga baza në Vlorë dhe Basha nuk më vendosi. Unë kam bindjet e mia, jam i djathtë. I jam bashkuar PD-së në vitin 2013, si koordinator kombëtar.

Arjan Curri: Në cilin Kuvend do të shkoni ju, në datën 11 apo 18?

Arbi Agalliu: Në datën 18 në Kuvendin e Partisë Demokratike. Kam vendosur të ndjek linjën zyrtare të PD. Kam vërejtje apo pakënaqësi është tjetër situatë.