AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 22:39

Meta: Basha bëri lojë të dyfishtë në marrëveshjen e detit me Greqinë, pati implikime serioze!

Meta: Basha bëri lojë të dyfishtë në marrëveshjen

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryetarin e PD Lulzim Basha, ndërsa për herë të parë ka artikuluar edhe rolin e tij në arrëveshjen e detit me Greqinë.

Sipas Metës, Basha ka bërë një lojë të dyfishtë duke krijuar implikime serioze në raport me shtetin shqiptar.

“Po e them për herë të parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë.

Ky qendrim i tij në raport me Marrëveshjen e Detit ka patur implikime shumë serioze në raport me shtetin shqiptar. Këtë e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas më tej.

Ky zotëria (Lulzim Basha) nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte Ministër i Jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit. Dhe po e them këtë për herë të parë sepse po abuzohet me këtë çështje”, tha Meta.