AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 21:48

“Meta gënjen”, Presidenti i përgjigjet Bashës për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit

“Meta gënjen”, Presidenti i përgjigjet Bashës

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sonte nga ABC, Lulzim Bashës, i cili mohoi deklaratat e kreut të shtetit, se ishte ai që i kërkoi anulimin e datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

“E para ai ka qenë një vendim i imi, unë nuk jam mësuar të fshihem për vendimet e mia. Ashtu sikur është po kaq e qartë që personalitetet kryesore në Bundestag kishin në dorë vendimmarrjen për Shqipërinë dhe situatën në Ballkan dhe nuk donin ta ndanin Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut bënë deklarata dhe se jemi gati të ndërmjetësojmë që të bëhet kjo dhe ajo. Këtu mbaj mend tensionin, manifestimet, dhunën e jashtëzakonshme.

Tani po të them, vendimi ishte i imi për ato arsye që janë në dekretin që janë bërë publik. Një nga arsyet kryesore, pasi mund ta bëja edhe të hënën, të mërkurën apo të premten, por unë e kam shpjeguar në cfarë rrethanash kam qenë.

Dhe ky zotëria që thotë se gënjej unë, nuk e di nëse ka ndonjë shqiptar që beson.

Mua më është dhënë ky mesazh, bëj cfarë të mundesh për të shmangur dhunën dhe kam pasur një shqetësim për mitingun e datës 8 se ky zotëria që thotë gënjen Meta, nga shkallët e selisë së PD-së tha se po lajmëroj kupolën e PS-së, baroi arsyeja dhe në datë 8 qershor do të bëhet nami dhe qëndrimi i tyre ka qenë shumë i qartë nuk duam dhunë dhe ka qenë kundër keqpërdorimit të tyre se mbrapa këtyre vendimeve qëndronin ata” deklaroi Meta.