AKTUALITET, 23 Maj 2023, 15:42

Apeli i GJKKO vendosi “arrest me burg”/ Porositësi i tre atentateve, Suel Çela bëhet i gjallë nga arratia, dërgon çështjen në Gjykatën e Lartë

Apeli i GJKKO vendosi “arrest me burg”/ Porositësi i tre

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj i ka bërë rekurs dosjes së tij në Gjykatën e lartë, pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi për të masën e sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Shkalla e Parë.

Çela ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, megjithëse ai nuk ndodhet në burg aktualisht, por në arrati.


Kujtojmë se Suel Çela ndodhet në arrati që prej vitit 2022, kur u shpall në kërkim dhe megjithëse janë bërë disa tentativa për arrestimin e tij, kjo gjë nuk është bërë e mundur.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më datë 26.04.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 75 akti, datë 18.04.2023 regjistrimi, me objekt:

1. Informacion prej organit të hetimit përpara Gjykatës që ka caktuar masën mbi hetimet e kryera deri në datën e gjykimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim M. (S.) L. (Ç.), ndaj vendimit nr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

KËRKESA DHE AKUZAT

Nga arratia Marjus Lulaj i njohur edhe me emrin Suel Çela një nga personat më të kërkuar i është drejtuar GJKKO që t’i ndryshohet masa e sigurisë nga arrest në burg në masë më të lehtë. Ai u shpall në kërkim në muajin të 2022-it në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”. Sipas dëshmisë së Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve, 2 të parealizuara dhe një e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shtator 2017 kur dolën pamjet e “Audi”-t të zi, të blinduar, që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes.

ATENTATI NDAJ MASHËS DHE DËSHMIA E DUMANIT

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Në dëshminë e tij Dumani tregoi: “Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në ‘Matrix’ më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës ‘Ëilson’.

Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës ‘ËWilson’ për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhajn (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej ‘nipçja’ dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë.

I thashë Rikut që do t`i jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në ‘Matrix’ e kam regjistruar ‘kusho’. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës ‘Ëilson’ e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë ‘Wolksvagen Passat’ ose ‘Pheiton’ dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë ‘skorpions’ 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku”.