AKTUALITET, 23 Maj 2023, 12:19

Dendias për çështjen Beleri: Duhet të ketë drejtësi të pavarur, është për të ardhur keq që ndodhi

Dendias për çështjen Beleri: Duhet të ketë

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias teksa ka folur për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Greqi, ka prekur edhe çështjen Beleri, pas vendimit për zgjatjen e masës së paraburgimit të tij.

Dendias i ftuar në televizionin Ant1 ai ka thënë se “zgjatja e paraburgimit, bie ndesh me ndjenjën e drejtësisë publike dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”. Gjithashtu ndër të tjera ai tha se kjo ngjarje ka ndodhur në një moment të papërshtatshëm kur marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë periudhë shënuan një përparim të jashtëzakonshëm.

“Takova edhe homologen time shqiptare dhe i thashë gjithçka që shumëkush kupton se duhet t’i thoja. Ne nuk duam të sjellim askënd në pozitë të vështirë, por nga ana tjetër jo vetëm qeveria greke, por edhe  BE nuk do të tolerojë shkeljet e shtetit ligjor nga një vend në Europë.

 Kur u themi të gjitha vendeve se duhet të ketë drejtësi të pavarur, të gjitha vendet që janë në rrugën e anëtarësimit, dhe me të drejtë e themi këtë, në asnjë mënyrë kjo që nuk mund të kundërshtohet dhe të mos zbatohet, pra të ketë drejtësi të pavarur.

Por meqenëse kemi edhe një periudhë zgjedhore nuk dua të shndërrohet ky problem në një çështje të fushatës zgjedhore.

Sistemi grek e njeh në mënyrë absolute këtë çështje dhe ka identifikim absolut të pikëpamjeve, ndaj mendoj se në tërësi e di shumë mirë se çka duhet bërë atje dhe do ta bëjë me gjithë seriozitetin e duhur.

Është gjithashtu për të ardhur keq që ndodhi kjo sepse marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë periudhë shënuan një përparim të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash.

Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.