TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për falsifikim. Shtetasi me inicialet S. M., akuzohet se përmes falsifikimit të kartave të identitetit, merrte kredi në emër të këtyre personave.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni policor i koduar “Identiteti”. Falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
Dokumentohen 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false. Sekuestrohen 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacionin policor të koduar “Identiteti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false.