AKTUALITET, 10 Korrik 2025, 13:28

Zjarrvënie e qëllimshme/ Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënstacionit elektrik në Lezhë, në rrezik banesat

Zjarrvënie e qëllimshme/ Përfshihet nga flakët

Një zjarr që dyshohet se është i qëllimshëm është shfaqur mesditën e sotme në lagjen “Nëna Terezë” të qytetit të Lezhës, pranë zonës së banuar tek nënstacioni elektrik.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke vënë në rrezik banesat dhe nënstacionin.

Zjarri shpërtheu poshtë rrjetit elektrik, çka kërkonte ndërhyrje të menjëhershme dhe me kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të mundshëm.

Brenda pak minutash, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat arritën ta vënë flakën nën kontroll dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, duke mos përjashtuar edhe pistën e një zjarrvënieje të qëllimshme.

Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve dhe monitorimin e zonës për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.