TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit Armando Subashi, mësohet se disa drejtues nuk do të preken nga reforma e vetëpastrimit.
Burime nga selia rozë në Fier thanë se, në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër.
Kështu, në Fier, drejtorët e OSHEE-së, Kadastrës, Tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen, pasi janë jo vetëm të emëruar muajt e fundit, por janë edhe figura të reja në administratën publike.
Duke qenë se “shënjestra” e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama janë drejtuesit e vjetër të administratës vendore, në Fier tashmë dihet se kush do të qëndrojë dhe kush ikën.
Në Bashkinë e Fierit ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetarëve, por qarkullojnë zërat se ka që tani një propozim për këtë post dhe është Nustret Avdulla, ish-deputet i PDIU-së, i cili iu bashkua PS-së pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021.
Por i kontaktuar në telefon, z. Avdulla ka pohuar se ai, deri më datën 10 shtator, është ende deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk është në dijeni të këtij propozimi.
Nga ana tjetër, disa prej drejtorëve nën varësinë e bashkisë kanë pohuar se nuk do të pranojnë të japin dorëheqjen, pasi janë angazhuar maksimalisht në fushatë.