AKTUALITET, 10 Qershor 2022, 13:35

Aksidenti me tre viktima në Fier, zbulohet shkaku i përplasjes së dy makinave

Aksidenti me tre viktima në Fier, zbulohet shkaku i përplasjes së

Parakalimi i gabuar i makinës “Opel Zafira”  me drejtues 43 vjeçarin, Gerti Skënderaj  është shkaku i aksidentit tragjik në Fier, që i mori  dje  jetën tre personave, njofton policia.

Si rrjedhojë është arrestuar Gerti Skënderaj  për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, i cili aktualisht ndodhet  nw gjendje kritike për jetën në reanimacionin e spitalit të Fierit.

Të lënduar nga aksidenti kanë  mbetur gjithashtu bashkëshortja dhe e bija e  Gerti Skënderaj, të cilat ishin në makinë në momentin e aksidentit tragjik, kur dy makinat, njëra tip “Ford” dhe tjetra  “Opel Zafira” u përplasën  në fshatin Buzëmadh të Fierit, duke lënë të pajetë shoferin dhe pasagjerët e Fordit, Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”),  Bylyre Salaj, 78 vjeçe, vjehrra e  Sokrat Lelaj, dhe bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.