TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edison Pula, 27 vjeçari i arratisur nga burgu i Trevisos në Itali mëngjesin e së enjtes vijon betejën me drejtësinë edhe në vendin tonë.
I riu, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës i është drejtuar gjykatës së Lartë me rekurs për prishjen e dënimit me 9 vite burg për akuzat e “vjedhjes” “vjedhjes me dhunë” dhe “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, raporton Abc News.
Pula është dënuar me vendim të formës së prerë, në mungesë nga Gjykata e Apelit Tiranë më 22 tetor të vitit 2018, për 3 vepra penale. Ndërkohë që gjykata e shpalli atë të pafajshëm për akuzat e shkatërrimit të pronës, mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve si dhe vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim.
Mësohet se autoritetet tona kishin kërkuar edhe ekstradimin e këtij shtetasi. Pula nuk e ka për here të parë arratisjen nga burgu.
Në vitin 2016 ai u arrestua me tetë persona te tjerë në sajë të operacionit të koduar “Shenjestra” si i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal ne fushën e krimeve kundër personit.
Në atë kohë, Edison Pula ka mundur të arratiset, në momentin që po transferohej nga Komisariati i Policisë për në burg.
I arratisuri nga komisariati i Krujës, Edison Pula, dhunoi dy policët që e shoqëruan gjatë transferimit nga stacioni i policisë së Fushë Krujës, në komisariatin e Krujës.
Pula, në atë kohë vetëm 21-vjeç, mundi tu ikte punonjësve të policisë dhe kapërceu murin rrethues të komisariatit të Krujës.