TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha paralajmëroi se protestat qytetare do të fillojnë gjatë verës pasi sipas tij “qytetarët nuk mund të presin shtatorin”.
Ditën e shtunë, Berisha ka thirrur mbledhje me kryetarët e degëve të PD në rrethe. Për këtë takim, Berisha tha se një temë e rëndësishme do të jetë edhe diskutimi për organizimin e këtyre protestave.
“Kjo është mbledhja e parë e kësaj natyre, në të cilën ata do të marrin detyrat për drejtimet e punës së PD në periudhën që vjen.
Nuk mund të ketë dyshim që protesta do të jetë temë diskutimi shumë e rëndësishme.
PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist e vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë”.