TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Amarildo Pajtoni, një i ri 27-vjeçar, ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti rrugor.
I riu, djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni, raportohet se ka bërë aksident me motor.
27-vjeçari, i angazhuar në biznes si administrator i kompanive të familjes, por dhe drejtues i bizneseve të vogla që kishte iniciuar vetë, ndërroi jetë dje, më 15 Korrik.
Aksidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe 27-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, pavarësisht kujdesit maksimal të mjekëve në Spitalin e Traumës, ai nuk mbijetoi.
Lajmi konfirmohet dhe nga i vëllai, Redi Pajtoni, i cili ka bërë një dedikim për ikjen e tij.
"Ah zemra e vëllait pse më le vetëm", shkruan ai.
Familja Pajtoni është ndër më të njohurat në Tiranë dhe Shqipëri, për shkak të angazhimit të hershëm në biznesit e mermerit dhe aktivitetin tregtar të qendrës tregtare "Pajtoni", që ndodhet në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.