AKTUALITET, 15 Korrik 2024, 22:06

Kokat e krimit në Dubai? Artan Hoxha: Parajsë penale dhe fiskale, por janë në "burg" të hapur, temperatura 50 gradë, nuk kanë ç’bëjnë…

Kokat e krimit në Dubai? Artan Hoxha: Parajsë penale dhe fiskale, por

Artan Hoxha thotë se se një numër i madh i kriminelëve shqiptarë janë arratisur drejt Dubait mes tyre disa prej “kokave” të krimit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ata nuk mund të ekstradohen dhe se jetojnë “në një burg të hapur me temperaturë 50 gradë celcius”.  

“Dumani tha se në Dubai janë shtatë persona për të cilët kemi kërkuar ekstradim. Numri në Dubai është shumë më i madh se kaq. Shtatë mund ti ketë vetëm një grup. Për të mos thënë që në një tavolinë kemi qenë me shtatë vetë që ishin në kërkim në Shqipëri.

Aty ka patur persona që janë arrestuar tre herë për t’u ekstraduar dhe nuk janë ekstraduar.

Për mua, 60% e personave më problematikë që ka Shqipëria të botës së krimit, ndodhen bashkë me familjen e tyre në Emiratet e Bashkuara, kryesisht në Dubai. Pjesa tjetër janë të shpërndarë midis Europës, Amerikës Latine dhe një pjesë që vijon të qëndrojnë në Shqipëri, që kanë siguri që do të informohen në kohën e duhur për të mos u kapur.

Sot është shqetësim i madh dhe Shqipëria duhet të ketë tjetër qasje dhe strategji, se çfarë do të bëjnë kur Emiratet e Bashkuara do të vendosin, sepse nuk mund të rrijnë pafundësi atje. Atje është bërë problem botëror, shqiptarët janë një pikë uji në oqean.

Ne duhet të jemi gati, kur të ndryshojë situata, se çfarë do të bëjmë me ta dhe si do t’i kontrollojmë. Një pjesë e mirë e tyre vijojnë të kontrollojnë dhe drejtojnë aktivitetin nga Dubai. Ata kanë gjithë kohës me Shqipërinë kontakt, ndjekin lajmet, informacionin, intrigat, më shumë se kur kanë qenë në Shqipëri. Ishin gjithë ditën duke u marrë se nuk kanë punë tjetër. Nuk ke ku shkon, se janë temepraturat 50 gradë. Nuk ka në këto momente asnjë mundësi ekstradimi.

Janë në "burg" të hapur… Është parajsë fiskale, penale, por klima atje i detyron, ose do të jesh në plazh ose në qendër tregtare sepse nuk ke ku shkon dhe nuk del dot nga kufiri i Dubait. Po dole që aty, Emiratet e tjera kanë ligje të tjera dhe mund të të ekstradojnë”, tha Hoxha.