AKTUALITET, 20 Mars 2023, 16:38

“Shpresa, siguria dhe e ardhmja janë rrëzuar”, Luçiano Boçi: Shqipëria ka humbur pozicione në raportin e vendeve të lumtura

“Shpresa, siguria dhe e ardhmja janë rrëzuar”,

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka marrë pjesë në një takim me të rinjtë e qytetit së bashku me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Boçi ka deklaruar se sot në vend janë rrëzuar shpresa, siguria dhe e ardhmja, ndërsa shtoi se rinia e ka në gjak ndryshimin dhe të vërtetën.#Ai shtoi se Elbasani është bashkia e parë në vend të cilës i largohen më shumë të rinj të arsimuar, ndërsa vijoi duke thënë se sipas raportit për vendet e lumtura Shqipëria ka humbur disa pozita.

“Sot kishte dalë raporti për vendet e lumtura dhe Shqipëria ishte ulur, nuk ka gëzim jete në vend. Jeta përfundon pa një aktivitet intelektual apo sportiv, por vetëm në klubet vanitoze që përsërisin këtë stil jetese që duhet ta ndryshojmë”, u shpreh Boçi ndër të tjera.