AKTUALITET, 5 Gusht 2024, 17:17

Aksident në Durrës-Tiranë, krijohet trafik i rënduar

Aksident në Durrës-Tiranë, krijohet trafik i rënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 16:30 në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

Mësohet se një autoveturë ka goditur nga pas një furgon pasagjerësh. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, si pasojë e aksidentit është bllokuar përkohësisht një korsi e rrugës duke krijuar trafik të rënduar në atë zonë.