TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Igli Cara, kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë së Durrësit, ka qenë i ftuar përballë një paneli analistësh në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua edhe për përfshirjen e organizatave kriminale në fushatën zgjedhore.
Analisti Enton Abilekaj, i tha Carës se betejën e ka me krimin e organizuar dhe interesat e tyre ekonomike dhe jo për "rregullimin e rrugëve", të cilat për shkak të gjendjes në Durrës dhe të gjithë Shqipërinë kalojnë në plan të dytë, ndaj opozita duhet të denoncoj lidhjet e krimit me politikën dhe ndikimin e tyre.
"Durrësi është shndërruar në qytet pastrimi parash, betoni, si qytetet e mëdha të Rilindjes që shfrytëzohen për të pastruar para. Tirana, Durrësi, Vlora dhe i gjithë bregdeti. Janë vendi më i mirë për të pastruar paratë e krimit, me shpresën që do të ndërtohet një ekonomi kriminale që pastaj të zhvillohet vendi. Por kjo nuk ngjan me paratë e naftës siç ndodh në Dubai. Ne i bëjmë që kur paratë e drogës të mbarojmë të kemi këto investime, por këto nuk do ti shërbejnë kurrë vendit dhe ekonomisë.
Ky investim dhe kjo fuqi e madhe financiare, përveçse rrezikon të shpërfytyrojë qytetet dhe shkatërron ekonominë, krijon pushtet okult që është i varur nga krimi dhe ekonomia informale.
Beteja që thoni ju, duket shumë e vogël. Edhe në Tiranë, edhe në Durrës, betejën e keni me një grup të madh ekonomiko-kriminal dhe politik dhe nuk mund të trajtohet si rregullimi i rrugëve të përmbytura.
Nuk ka menduar njeri për qytetin por për pastrimin e parave.
Te Porti po bëhet një qytet i ri brenda, për të pastruar paratë", deklaroi Abilekaj.