AKTUALITET, 12 Maj 2022, 22:17

A i ka dalë Ramës nga kontrolli drejtësia? Çfarë thotë Andi Bushati

A i ka dalë Ramës nga kontrolli drejtësia? Çfarë
Andi Bushati dhe Ylli Rakipi

Sulmet e kryeministrit Edi Rama në drejtim të SPAK, kanë shkaktuar reagime të shumta dhe kanë krijuar aludime se përse ai po vepron në këtë mënyrë. 

A i ka dalë Edi Ramës nga kontrolli drejtësia? Kjo është pyetja që Ylli Rakipi i drejtoi analistit Andi Bushati. 

Ky i fundit mendon se kryeministri e kontrollon absolutisht drejtësinë dhe se arrestimet që janë kryer deri tani për inceneratorët "janë me lejen e Ramës". 

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: A ekziston mundësia që drejtësia të ketë dalë nga kontrolli i Ramës ?

Andi Bushati: Mendoj se BE dhe SHBA janë të bindur që reforma në drejtësi është katastrofë, që ju iku nga duart. E kam thënë, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur në një regjim. Ka një lloj presioni. Do të ishte për të shpëtuar fytyrën e tyre, bëjnë presion në SPAK, afrohu edhe këtij ministri.. Kanë arritur të bëjnë drejtësi të negociuar. Shkojnë në zyrë të Ramës, edhe lëshojnë disa.
Shiko çfarë bën SPAK. Ka dy shembuj flagrantë. Tenderi i uniformave të policise. SPAK vendosi disa peshq të vegjël ti gjuante. Lajmëron ministrin e brendshëm, i merr leje, ministri bie dakord, i heq nga ministria, rrinë pushtim dy jave dhe pastaj vijnë prokurorët. Kjo është drejtësi me leje. Lefter Koka është rasti i dytë.