AKTUALITET, 23 Janar 2022, 18:14

Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, miku i Çapjave të Elbasanit

Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, miku i Çapjave

Ekzekutohet me armë zjarri një tjetër shqiptar në Belgjikë. Mediat raportojnë se Bledar Muça ka mbetur viktimë e atentatit të ndodhur në qytetin e Antwerp. Ai njihej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapes. Pak kohë më parë Muça dhe Florenc Çapja i shpëtuan një atentati në Elbasan.

Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Ai është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat.