AKTUALITET, 15 Qershor 2020, 22:37

Aksident në Tiranë-Elbasan, plagoset rëndë shoferi

Aksident në Tiranë-Elbasan, plagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Një mjet është përplasur me këmbën e urës, tek nënkalimi i Saukut.

Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Mësohet se për shkak të dëmtimit, është hasur vështirësi për nxjerrjen e tij nga mjeti.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse dhe drejtuesve të mjeteve në këtë segment që të nxjerrin të plagosurin.

I plagosuri është nisur drejt spitali për të marrë shërbimin mjekësor.