AKTUALITET, 1 Gusht 2020, 08:30

Aksident në Burrel, makina përplas për vdēkje këmbësorin

Aksident në Burrel, makina përplas për vdēkje


Një aksident me pasojë vdēkjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burrel.

Një makinë e cila drejtohej nga 29-vjeçari me iniciale A.D. ka përplasur për vdēkje këmbësorin me iniciale D.D.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 21.50, në qytetin e Burrelit, shtetasi A. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin D.D., (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit ndodhet ne Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.