AKTUALITET, 31 Korrik 2020, 21:11

Vrāsjet në Elbasan/ FNSH dhe RENEA kontrolle të befasishme, shoqërohen disa persona

Vrāsjet në Elbasan/ FNSH dhe RENEA kontrolle të befasishme,


FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në Elbasan, Peqin dhe Cërrik mbrëmjen e sotme, ku për pasojë janë shoqëruar për verifikim disa persona.

Sipas “News 24” janë shoqëruar disa persona të cilët nuk kishin mjet identifikimi me vete.

Kontrollet vijën pas dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në Elbasan pak ditë më parë, ku u ēkzekutuan Emiljano Ramazani dhe disa ditë më pas edhe shoku i tij, Regis Runaj.

Emiljano Ramazani u ēkzekutua rreth dhjetë ditë më parë, teksa kishte dalë nga ambientet e një palestre dhe po shkonte në shtëpi.

Autorët dyshohet se kanë ndjekur çdo lëvizje të tij, ndërsa Emiljano Ramazani u ēkzekutua me pesë plumba në makinë.

Për vrāsjen e 39-vjeçarit, tri ditë më parë Policia njoftoi arrestimin e dy personave, në servisin e të cilëve është gjetur ārma me të cilën u ēkzekutua “Rramani”.

Albert dhe Seit Mananhasa dolën dje para Gjykatës së Elbasanit, ku u mësuan me masën e tyre të sigurisë “Arrest me burg”.

Ndërkohë tre ditë më parë u gjet i pajetë në lagjen “Emin Matraxhiu” 22-vjeçari Regis Runaj.

Ai u māsakrua me thīkë, ndërsa dyshimet e para të Policisë hidhen tek e vetmja pistë, tek ajo e vrāsjes në mënyrë mafioze të Emiljano Ramazanit.