AKTUALITET, 16 Korrik 2021, 18:15

Aeroplani rus bën ulje të detyruar në Siberi, lëndohet piloti

Aeroplani rus bën ulje të detyruar në Siberi, lëndohet

Një aeroplan rus me pasagjerë ka bërë ulje të detyruar në Tomsk të Siberi pasi motori I tij shfaqi probleme teksa po ngrihej në qiell.

Aeroplani u zhduk nga radari pak pasi u ngrit nga aeroporti i Kontrovit dhe lëshoi sinjal për ndihmë 160 km nga qyteti i Kolpashevo.

Pasagjerët pësuan disa dëmtime të lehta ndërsa disa prej tyre o tronditën prej asaj që kishin kaluar. Ndërkohë që piloti theu këmbën. Tashmë ata po transportohen për në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.