TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” nëpërmjet një lidhjeje live ka folur lidhur me përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.
I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu nëse sistemi ynë shëndetësor mund ta përballojë një përhapje të mundshme masive të koronavirusit.
BISEDA:
BLENDI FEVZIU: A mund ta përballojmë dot ne koronavirusin? Jemi më të zotë nga Italia?
EDI RAMA: Ne nuk jemi më të zotët se Italia. Ne bëjmë analizën se përse i ndodhi ajo Italisë dhe t’i referohemi modeleve që janë krijuar nga institucionet përkatëse. Ka dy kurba që janë bërë publike. Aty ku masat kanë qënë më të shtrënguara dhe ku populli ka bashkëpunuar ka pasur një rezultat më të mirë. Ajo që ne po bëjmë është që masat t’i vendosim kur pandemia është shfaqur por nuk ka shpërthyer. Virusi ka për t’u shpërndarë aty ku ka për t’u shpërndarë. Me masa, pa masa.
Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.