AKTUALITET, 7 Dhjetor 2020, 22:02

Abazoviç pas marrjes së detyrës shkarkon drejtorin e Policisë së Malit të Zi

Abazoviç pas marrjes së detyrës shkarkon drejtorin e

Nënkryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Veselin Veloviç.

Abazoviç përmes një postimi në Twtter ka dhënë dhe lajmin e shkarkimit të zyrtarit të policisë.

Detyrën e drejtorit të Policisë, Veloviç e ka ushtruar nga viti 2005 deri më 2011, e më pas është kthyer në këtë detyrë më 2018.

Ndërkohë të qeveria e Malit të Zi është votuar të premten dhe ky është vendimi i parë i Abazoviçit si numri dy në Qeveri.