AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 17:38

636 viktima nga Covid-19 në Itali, rekord infektimesh në 24 orët e fundit

636 viktima nga Covid-19 në Itali, rekord infektimesh në 24 orët

Prej disa ditësh shifrat e vdekjeve nga Covid-19 në Itali kanë pësuar rritje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 636 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, të dhëna që nuk përsëriteshin prej muajit maj.

Në total numrit i të vdekurve që prej fillimit të pandemisë është 43,589. Numri i të infektuarve në 24 orë është 37,978 në 234,672 tamponë të realizuar.

Në terapi intensive janë 3170 persona, 89 më shumë se një ditë më parë, ndërsa në të gjithë spitalet Covid në Itali janë të shtruar 29,873 pacientë. Por ka edhe lajmë të mira, në 24 orë janë shëruar nga virusi i tmerrshëm 15,645 persona.