AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 16:50

Aksident në Korçë, në gjendje të rëndë një person

Aksident në Korçë, në gjendje të rëndë

Një aksident me pasojë një person të plagosur, në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas.

Mësohet se një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë e për pasojë, ky i fundit ka marrë lëndime të shumta në trup.

Ka qenë drejtuesi i mjetit, ai që ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit në spital, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.